MIRĖ SE VINI NĖ KOLEGJIN “DARDANIA”

mire se vini dardania

Institucionin tonë të arsimit universitar e pagëzuam me emrin “DARDANIA” për më shumë arsye.

E para,sepse duam që me këtë të dëshmojmë dhe të ruajmë me pietet vijimësinë e etnisë dardane në trojet e sotme të Kosovës.

E dyta,sepse çdo shkronjë e emërtimit “DARDANIA” shënon fillin e objektivave e të misionit arsimor-shkencor çfarë duam t’u sigurojmë studentëve dhe stafit të tonë akademik e administrativ- teknik.

Lexo shkronjë për shkronjë emrin “DARDANI” dhe njihu me objektivat dhe misionin arsimor-shkencor të institucionit tone: D- dritë, A- arsimimi, R- reformë, D- dije, A- ardhmëri të ndritshme, N- novatorizëm, I – intelegjencë.

Kolegji “DARDANIA” në strukturën e sotme organizative të studimit dhe punës kërkimore-shkencore ka këto programe dhe drejtime akademike:

Fakulteti: Ekonomik
Programi: Administrim Biznesi; Banka Financa dhe Kontabilitet

Fakulteti: Juridik
Programi: I përgjithshëm

Fakulteti: Shkenca Politike dhe Administrim Publik
Programi: Administrim Publik

Fakulteti: Psikologji
Programi: Psikologji Aplikative me Studime Menaxheriale

Fakulteti: Gjuhë të Huaja
Programi: Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane

Programi: Ekonomi dhe turizëm;
Programi: Agrobiznes;


Objektivat dhe misionin e vetë të përcaktuar Kolegji “DARDANIA” arrinë të realizojë:


Kolegji “DARDANIA” është i gatshëm të ballafaqohet e të përballojë me sukses sfidat e mundshme të shekullit të ri siç janë :integrimi dhe globalizmi i arsimit të lartë, t’i ndihmojë zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë kosovare për integrim në rrjedhat rajonale dhe evropiane.

Jemi e për të mbetur institucion prijetar në arsimin universitar në Kosovë e rajon,do të vazhdojmë të punojmë me përqendrim në realizimin e objektivave e të misionit tonë të parashtruar dhe t’u urojmë mirëseardhje të gjithë atyre që e duan dijen, kualifikimin e përgatitjen cilësore për karrierë dhe punë kërkimore-shkencore.

Anketa Cila mendoni se ėshtė mė kryesore nė Kolegjin Dardania?